DURRËS- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar, pasi shpërndante lënde narkotike në doza të vogla.
Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan doza lënde narkotike, grirëse për lëndën narkotike, një thikë dhe euro false.
Një qytetar raportoi rastin, ku kishte parë qytetarin teksa shpërndante lëndë narkotike.
Policia e Durrësit organizoi shërbimet dhe arrestoi L. H., banues në Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Falsifikimi i monedhave" dhe " Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Pas këtij rasti, policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në "Komisariatin Dixhital" çdo rast të paligjshmërisë.