Një 24- vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord në një anije në portin e Durrësit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, nga Azerbaijani ishte marinar në anijen me flamur të shtetit të Panamasë.

Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. 24- vjeçarit i është dhënë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.

Njoftimi i Policisë:

Durrës / Informacion paraprak. Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.