DURRËS- Një person është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:40. Viktima ende nuk është identifikuar, teksa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, teksa trupi i pajetë po transportohet me ambulancë drejt morgut të qytetit.
"Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit", njofton Policia.