Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, plagoset shoferi

Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, plagoset shoferi

Foto ilustruese

DURRËS- Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Durrës - 4 rrugët e Fllakës. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

"Më datë 10.11.2021, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Durrës - 4 rrugët e Fllakës, shtetasi F. L., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji