DURRËS- Një 36-vjeçar është përplasur për vdekje gjatë pasdites së sotme në qytetin e Durrësit. Viktima është E.H 36-vjeç i cili udhëtonte me biçikletë në lagjen 15 në Durrës dhe është përplasur nga një automjet tip 'Ford Focus'.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:47. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për identifikimin e shoferi që u largua dhe kapjen e tij.
Komento