Durrës/ Rizgjidhet me vota unanime për një tjetër mandat kryetari i Këshillit të Qarkut

DURRËS- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qarkut Durrës, u rizgjodh për një mandat të dytë në postin e kryetarit Alfred Mullaraj. Ai u rizgjodh me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës ndërkohë që nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i Krujës Isuf Baku.

Në fjalën e tij Mullaraj u shpreh se gjatë këtij mandati ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të treja bashkitë.

"Faleminderit për besimin që më dhatë për të vazhduar edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i këshillit të qarkut. Kam një falenderim të veçantë për udhëheqësit politik të PS, mikun tim Vangjush Dakon që më besoi që unë të jem në krye të këshilli edhe për një mandat 4-vjeçar. Çdo problem dhe çdo detyrim i jemi përgjigjur qytetarëve. Kemi pasur marrëdhëniet të shkëlqyer me të treja bashkitë", u shpreh Mullaraj.

Këshilli i Qarkut Durrës ka 19 anëtarë, 10 nga të cilët përfaqësojë bashkinë Durrës, 5 atë të Krujës dhe 4 anëtarë nga Bashkia Shijak.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 09/09/2019 16:32

    Or djale beji dua Dakos dhe ke te drejte se i la durrsaket ne hije dhe ju dha pushtet ju qe erdhet nga ane e anes.Gjushi e boni Durrsin si kullojs majaronash me njiqind probleme se drejtoj me tarafe jo me aftesite e socialisteve .Nje qind mij her ma mire Sako se Dalo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen