Durrës- Disa persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur disa tableta dhe një pompë uji në shkollën e mesme "Beqir Çela" në Durrës.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 13.08.2018 , gjatë natës në lagjen “Hajro Çakerri”, Durrës ne ambjentet e shkollës së mesme persona ende te pa identifikuar kanë vjedhur disa tableta dhe një pompë uji.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.