Durrës/ Vodhën një servis automjetesh, arrestohen dy persona, më parë kishin vjedhur në tre banesa

Durrës/ Vodhën një servis automjetesh, arrestohen dy persona, më parë kishin vjedhur në tre banesa

foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësi pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh dhe iu sekuestruan disa celularë. Edison Shgarthi, 33- vjeç dhe Saleo Rexhep, 40-vjeç janë autorët e vjedhjes, por emri i tyre nuk është i panjohur në polici, pasi vetëm gjatë dy muajve të fundit këta të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kishin vjedhur në tre banesa.

Vjedhjet në banesa janë bërë në fshatrat arapja dhe Shkallnur si edhe në lagjen nr 15 në Durrës. Të dy  këta personat janë banues në qytetin e Durrësit.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?