Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Nr.9 në qytetin të Durrësit ditën e sotme. Mësohet se një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë është futur me dhunë në banesën e një 53-vjeçareje dhe dyshohet se e ka përdhunuar.
Raportohet se 28-vjeçari me iniciale K.K ka thyer derën e banesës së gruas dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më pas mësohet se i ka vjedhur dhe një shumë parash.
Arrestimi i të riut është bërë në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”