Dush shampanje për Rihanën

Dush shampanje për Rihanën
Shishe që kushtojnë plot 3.600 stërlina janë derdhur lumë mbi kokën e këngëtares në fund të turneut të saj të fundit. Por a e ka merituar Rihana këtë dush magjik? Mediat britanike thonë se kjo është paksa e tepruar. Duket se për Rihanën nuk ka krizë botërore, prandaj edhe ajo ka festuar në mënyrë spektakolare në mbyllje të turneut të saj në Londër duke u gjendur nën një rrebesh alkooli. Sipas mediave këngëtarja ka festuar me një shampanjë shumë të kushtueshme Armand de Brignac me vlerë 3600 stërlina në total, ku vetëm një syresh kushton 300. Shampanja ka zbarkuar enkas për festën bashkë me këngëtaren direkt nga Franca, por siç citon Daily Mirror, edhe pse paksa I ekzagjeruar si veprim, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, ky është një rrëfim nga miq të afërt të këngëtares.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari