Duterte godet sërish: Të dyshuarit
për korrupsion i hedh nga avioni

Duterte godet sërish: Të dyshuarit<br />për korrupsion i hedh nga avioni
Filipine-Presidenti i Filipineve nuk di të ndalet me deklaratat e tij bombastike.

Më së fundi ai është shprehur se ai do të hedh nga avioni të gjithë zyrtarët e korruptuar, çka e ka bërë edhe më parë.

“Nëse je i korruptuar, do të detyroj të hipësh në një helikopter për në Manila dhe do të hedh poshtë”, kështu u shpreh Duterte i cili prej kohësh i ka shpallur luftë korrupsionit dhe trafikantëve të drogës.

“Unë e kam bërë edhe më parë, pse të mos e bëj sërish”, shtoi presidenti.

Sigurisht që deklaratat e tij shokojnë pasi nuk ka kaluar as një muaj kur ai u shpreh se ka vrarë me duart e tij persona të cilët dyshonte se ishin të rrezikshëm.  

Duke mos harruar edhe fjalimet ku ofendon shumë krerë botërore dhe organizma të rëndësishëm.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota