DW: Pence në Mal të Zi, "vizita e
shekullit", mesazh për Moskën

DW: Pence në Mal të Zi, "vizita e<br />shekullit", mesazh për Moskën
Deutsche Welle shkruan se vizita e zv/presidentit amerikan, Mike Pence në Mal të Zi është një mesazh i qartë që i dërgohet Rusisë. 

Dë e quan këtë vizitë si "vizita e shekullit", duke theksuar se ky është momenti i rikthimit të vëmendjes së SHBA në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Shkrimi i plotë i DW
Podgorica zyrtare me një njoftim pompoz mirëpret zëvëndëspresidentin amerikan Mike Pence. Ashtu sikurse pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë është qartë e dukshme se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh në adresë të Rusisë. 

Me Boeing 757 mbërrin në Podgoircë dora e dajthtë e Presidentit Donald Trump. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë.

Në rrugën ku do të kalojë Pence trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë. Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet të mërkurën (02.08) dhe aty do të marrin pjesë udhheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. 

Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW, se sa njerëz janë të angazhuar në përgatitjen e pritjes së Pence, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndonjëherë në Malin e Zi. Përgatitjet për pritjen e zëvëndëspresidentit kanë zgjatur dy muaj.
 
Mesazh i pritur
"Vizita e zëvëndëspresidentit preceptohet si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezlutateve shumë të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum", thotë për DW Ivan Vukovic profesor në Fakultetin e Shekncave Politike në Podgoricë. 

Gazetari i së përditshmes "Vijesti" Divan Muric mendon, se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse siç thotë ai: "Ne do të marrim vetëm informacione që janë të protokolluara nga ata. Do të përsëriten mesazhet, se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA-së, dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit".

Shikim nga Moska
Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adrësë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gerorgjia, turneun evropian ai e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni.

 "Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjerorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato", thotë Muric për DW.

Me këtë pajtohet edhe politologu Vukovic: "Turi Evropian i Pence mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar".

Qeveria njoftoi, se Maik Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq. Më pas do të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është  thelemluar me qëllim që të ndihmohen vendet, që aspirojnë anëtarsim në NATO.

Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statuisn e vëzhguesit./Jelena Kulidžan (Podgoricë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital