DW: SHBA, Francë e Britani kanë 970 armë bërthamore në gatishmëri, nuk përjashtohet përdorimi i armëve nukleare nga Rusia

DW: SHBA, Francë e Britani kanë 970 armë bërthamore në gatishmëri, nuk përjashtohet përdorimi i armëve nukleare nga Rusia

A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamore ndërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën e fundit. Në parim në logjikën politike nuk ka ndryshuar asgjë: të dyja palët duhet ta paramendojnë se çmimi i përdorimit të armëve bërthamore është shumë i lartë, sepse pala tjetër do të përgjigjej menjëherë. Një pakt i tmerrshëm.

Armët bërthamore të NATO-s të shpërndara në Evropë

Kur Putin në fillim të invazionit të tij në Ukrainë paralajmëroi NATO-n nga një ndërhyrje dhe kërcënoi me pasoja, “siç nuk i keni parë deri tani në histori”, ministri i Jashtëm francez Yves le Drian u përgjigj se ai këtë e kuptonte si një kërcënim me përdorimin e armëve bërthamore dhe shtoi: “Unë besoj se Vladimir Putin duhet të kuptojë se edhe NATO është një aleancë bërthamore”.

Që nga mesi i viteve 1950 SHBA kanë vendosur një numër armësh bërthamore në kuadër të NATO-s në tokën evropiane. Shifrat e sakta mbahen sekret. Vetë aleanca ushtarake deklaroi, se ka rreth 100 koka bërthamore të ruajtura në gjashtë baza ushtarake në pesë vende anëtare: Kleine-Brogel në Belgjikë, bazën Büchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi.

Në bazë të marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, NATO deri tani është përmbajtur nga vendosja e armëve bërthamore në vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por pas invazionit rus në Ukrainë vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje vihet në pikëpyetje. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi të dielën (27.02) në BBC përsëri me kujdes ndaj kërcënimit të fundit nga Moska: “Kjo tregon seriozitetin e situatës. NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë, ne jemi një aleancë mbrojtëse”.

Megjithatë, armët bërthamore të stacionuara në Evropë në kuadër të NATO-s janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të përgjithshëm të fuqive bërthamore. Sipas vlerësimeve të fundit Rusia ka mbi 6250 koka shpërthyese bërthamore, SHBA 5500, Franca 290 dhe Britania 225. Pas marrëveshjeve të çarmatimit të viteve 1980, të dyja palët kishin reduktuar në mënyrë drastike sasinë e armëve të tyre bërthamore: në kulmin e luftës së ftohtë SHBA kishin rreth 70.000 dhe Rusia rreth 55.000 koka shpërthyese bërthamore.

Kodi operacional nuklear në kapanonet e nëndheshme

Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania mbajnë rreth 970 nga armët e tyre bërthamore në gatishmëri. Kjo do të thotë se ato ruhen së bashku me sistemet e goditjes dhe duhet të jenë gati për përdorim për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Atyre u qëndrojnë përballë rreth 900 koka bërthamore ruse të gatshme për të goditur.

Në NATO vlen parimi i participimit nuklear, që do të thotë se në parim të gjitha vendet anëtare janë të përfshira në planifikim dhe zbatim. Megjithatë kodi operacional për armët në kapanonet e tyre nëntokësore mbetet në duart e SHBA. Vendimet merren në kuadër të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s, takimet e të cilit i nënshtrohen nivelit më të lartë të fshehtësisë.

NATO kryen çdo vit një stërvitje bërthamore njëjavore të quajtur “Steadfast Noon”. Tetorin e kaluar stërvitjet u zhvilluan në Evropën Jugore dhe sipas të dhënave zyrtare morën pjesë katërmbëdhjetë vende anëtare. Si rregull vendet pritëse nuk përmenden – gjithçka i nënshtrohet fshehtësisë. Dhe në manovra nuk përdoren armë të vërteta bërthamore, por përdorimi i tyre i mundshëm vetëm simulohet.

Nuk përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

Përveç armëve të mëdha bërthamore strategjike, të gjitha palët kanë edhe armë bërthamore më të vogla, të ashtuquajturat taktike, me fuqi më të ulët shpërthyese, të cilat mund të ngarkohen në transportues normalë të betejës. Ato nuk do të shkatërronin zona të tëra, por do të kontaminonin me rrezatim bërthamor një rajon të madh, të krahasueshëm me një aksident të madh në një central bërthamor. Disa ekspertë besojnë se presidenti Putin po shqyrton përdorimin e një arme të tillë taktike bërthamore për të futur frikën në NATO dhe për të thyer frontin e saj të ngjeshur kundër Rusisë.

Por se çfarë do të thotë saktësisht Putini me termin “gatishmëri speciale luftarake” të përdorur të dielën është mister edhe për ekspertët. Gazeta britanike “The Guardian” citon lidhur me këtë Pavel Podevig, i cili punon në Gjenevë për projektin kërkimor mbi “armatimin bërthamor rus”. Mund të jetë një “komandë e përkohshme” që do të bënte të mundur një sulm hakmarrës, thotë ai. “Por kjo nuk është përgatitje për një goditje të dorës së parë.”

Podvig nuk e konsideron formulimin si nivelin më të lartë të gatishmërisë, por më tepër si një aksion, që fillimisht duhet të krijojë gatishmërinë për veprim të zinxhirit komandues: “Por është një shkallë mjaft e lartë.” Rusia ka vendosur tashmë në Bjellorusi një numër sistemesh të avancuara raketash dhe ka pozicionuar flotën e saj detare në Detin e Zi./DW

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 02/03/2022 05:30

    Putini edhe mund ta provoje por megjithe pordhet e medhaja qe kane i kane cope cope breket. Nuk i leshojne se kane frike mos u plasin ne vend. Ende mjetet i kane me pjese amerikane nga L2B. Dhe atehere qe gjithe bota vs Gjermanise hitleriane. Sot, bota dhe Gjermania vs jo Rusise por ketij Putanes!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju