Dënohet përjetësisht shqiptari që vrau të moshuarën, familjarët e piktores italiane lot e përqafime

Dënohet përjetësisht shqiptari që vrau të moshuarën, familjarët e piktores italiane lot e përqafime

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari dënoi me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska, i cili akuzohet për vrasjen e piktores italiane 71-vjeçare Rosa Maria Radicci, vrarë në shtëpinë e saj në Palese (Bari) më 13 nëntor 2016.  

Gjatë leximit të vendimit, familjarët e të ndjerës, janë përqafuar dhe të mbytur në lot kanë duatrokituar gjykatësin, ndërsa shqiptari, në qeli ka qëndruar në heshtje.

"Më në fund", thanë djali dhe nusja e të moshuarës së vrarë, teksa lanë Gjykatën, duke shtuar se i është rikthyer besimi në drejtësi. "Falë atyre që e bënë të mundur. Asnjë dënim nuk do të mund të na e kthejë nënën tonë, por ky është një dënim i drejtë", thanë ata për gazetarët.

Gjykatësit kanë urdhëruar, si një dënim shtesë, ndalimin e përhershëm nga funksionet publike dhe heqjen e autoritetit prindëror, duke dënuar gjithashtu 30-vjeçarin që të paguajë dëmet ndaj dy djemve, nuses dhe nipit të viktimës.

Gruaja, me profesion piktore u mbyt nga shqiptari i cili i vuri një qese në kokë dhe më tej e la pa frymë duke e mbytur. Shqiptari ka punuar në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjata. I riu ishte pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, ishte pikërisht kjo arsyeja ai ka vrarë të ëmën e ish-shefit të tij për tu hakmarrë.

Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares. Por në mesin e provave, prokuroria posedon edhe pamje filmike të marra nga kamerat e zonës, në të cilat dallohet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës dhe u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të së moshuarës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit