Dy afrikano-veriorë grabisin djalin e zëvendëskryeministrit italian! Salvini: Njëjtë u ndodh shumë personave në Milano

Dy afrikano-veriorë grabisin djalin e zëvendëskryeministrit italian! Salvini: Njëjtë u ndodh shumë personave në Milano

Mateo Salvini dhe djali i tij

Djali i Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini, është grabitur mbrëmjen e 23 dhjetorit në Milano të Italisë. Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga mediat italiane të cilat bëjnë me dije se grabitja e të riut 19 vjeçar ka ndodhur rreth orës 20:00 të 23 dhjetorit.

Dy persona i dolën para 19 vjeçarit dhe i kërkuan të gjitha paratë që kishte me vete dhe celularin e tij.  Grabitëist të cilët ishin afrikano-veriorë, e kërcënuan djalin e Slvinit me një shishe prej qelqi të thyer. Pas ngjarjes, ai ka arritur të kontaktojë me të atin i cili mban njëkohësisht edhe postin e zëvendës kryeministrit.

Një tregtar egjiptian i telefonave ka dorëzuar në polici telefonin e djalit të Salvinit pasi dy grabitësit ia kishin shitur për të marrë në këmbim një shumë parash.

Në një reagim të bërë, Salvini tha se djali i tij ishte në gjendje të mirë dhe se i kishte ndodhur e njëjta gjë që u ndodh shumë njerëzve në Milano.

“I ka ndodhur ashtu siç i ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano. Fatmirësisht nuk u lëndua”- tha Salvini në reagimin e bërë.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025