SHKODER-  Dy aksidente me 2 të vdekur e 1 të plagosur janë shënuar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Aksidenti i parë me me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri u shënua në superstradën Lezhë-Shkodër.

Një furgon në të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga pranë fshatit Gocaj të Lezhës.  Si pasojë ka ndërruar jetë 39-vjeçari Ben Pepaj, ndërsa është plagosur Agustin Vuçinaj 39 vjeç cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Forcat e policisë  nisën hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

Aksidenti tjetër u shënua në Lis të Matit. Makina e cila drejtohej nga Vladimir Drishi, 43 vjeç ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit.