Dy aksidente me tre të plagosur janë regjistruar brenda pak minutave ditën e sotme në Tiranë. Në rrugën " Hoxha Tahsim" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar një të mitur 17-vjeç me inicialet A.Sh, i cili po lëvizte me biçikletë dhe një 78-vjeçare me inicialet B.K.. Ata janë dërguar në spital ku po marrin kujdesin e duhur mjekësorë.
Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar edhe në rrugën "Unaza", ku një 26-vjeçar me inicialet Xh. P., me automjetin e tij ka përplasur shtetasin B.A., 48 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
I riu nuk është kapur ende nga policia, ndërsa 48-vjeçari u dërgua në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.