Dy aksidente brenda pak orësh në aksin Elbasan-Rrogozhinë, plagosen disa persona

ELBASAN - Dy aksidente rrugore kanë ndodhur brenda një harku kohor prej pak orësh në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë.

Fillimisht u regjistrua një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku u përfshinë 3 makina.

Nga përplasja e tyre u plagosën 2 persona. Ata janë dërguar menjëherë në spital ku nuk dihet gjendja shëndetësore.

Ndërsa vetëm pak më vonë u regjistrua një tjetër aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë ku u përfshinë dy makina.

Një makinë tip "Audi" është përplasur me një kamion e cila transportonte zhavorr. Nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji