TIRANE – Mëngjesi i kësaj të shtune ka shënuar dy viktima në dy aksidente rrugore të ndodhura në Tiranë.
 
Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Vorë – Fushë-Krujë në kryqëzimin e fshatit Budull, rreth orës 08:30.

Një makinë tip Mercedes me targa AA 069 GS përplasi një motoçikletë, ku si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, 57-vjeçari Kujtim Ismaili nga fshati Marqinet i Vorës. Ai Report mëson se Ismaili po shkonte në punë. Policia ndaloi drejtuesin e makinës 40-vjeçarin Lavdi Zela nga fshati Ahmetaq, ndërsa nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me vdekjen e një personi.

Sakaq, një tjetër aksident në autostradën Tiranë-Durrës, i mori jetën një të riu, i cili gjithashtu udhëtonte me motor. Ai është përplasur me bordurën e trafikndarëses së autostradës dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

aksidenti fushe kruje
aksidenti fushe kruje
(Në foto: Aksidenti në aksin rrugor Vorë – Fushë-Krujë) FOTO të tjera

aksidenti me motor
aksidenti me motor
(Në foto: Aksidenti në autostradën Tiranë - Durrës) FOTO të tjera