Dy aksidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në Librazhd, ku sipas raportimeve dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi në autostradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit 19 vjeçari E.K është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë më herët një tjetër aksident u regjistrua në Librazhd, ku një kamion doli nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Për të dyja rastet policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

VIDEO/ Aksident ne Librazhd