Dy alarme false në shkolla, te
'Petro Nini' sms: Bombë shtetit
     

Dy alarme false në shkolla, te<br />'Petro Nini' sms: Bombë shtetit<br /> 

 

 
TIRANE - Vetëm pak çaste pas alarmit fals pranë shkollës “Musine Kokalari”, një tjetër alarm për bombë u sinjalizua në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.  Edhe aty gjithçka rezultoi false, por ajo që tërheq vëmendjen është mesazhi i lënë në çantë.

“Bombë për shtetit”, është mbishkrimi në një letër që policia gjeti brenda çantës së lënë qëllimisht në murin rrethues të gjimnazit.

Policia dyshon se shënimi të jetë lënë nga një nxënës 15-vjeçar i kësaj shkolle i cili është shpallur në kërkim. Kjo pasi policia gjeti brenda çantës një numër celulari që dyshohet se i përket nxënësit në fjalë, të identifikuar nga policia, por që emri i tij nuk bëhet publik për shkak të moshës.
 


petronini

 Alarmi fals ne shkollen "Musine Kokalari" ne Kombinat
Përreth një orë kryeqyteti qëndroi nën ankthin e një tjetër alarmi për bombë, një fenomen ky i kthyer në shqetësim tashmë duke iu referuar rasteve të përsëritura së fundi. Dhe ashtu sikurse në alarmet e mëparshme, gjithçka rezultoi false.
 
Një pako e dyshimtë kartoni me një telefon celular mbi të ishte vendosur në trotuar pranë shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” në zonën e Kombinatit. Pas verifikimit me fotografim termik rezultoi se alarmi ishte i rremë pasi brenda pakos nuk ndodhej asnjë lëndë e dyshimtë që mund të shërbente për shpërthimin. Në këto kushte forcat antieksploziv nuk e patën të nevojshme kryerjen e shpërthimit të kontrolluar.
 
Uniformat blu u sinjalizuan nga qytetarët për rrezikun e një shpërthimi të mundshëm me bombë përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative të policisë. Vlen të theksohet fakti, se edhe në rastet e tjera të alarmeve për bombë, sinjali i parë është dhënë nga qytetarë të cilët kanë telefonuar numrin 129. 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë