BERAT- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Beratit. Në pranga ka rënë A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash. 37-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta një 33-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i arrestuari i tretë është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur orendi shtëpiake. Ai më herët kishte vjedhur 10.000 lekë në një furgon.
Pastroji ato arme mor derdimen. Ashtu mbahet karabina Simonov, e cila eshte nje arme e fuqishme ne duart e ushtrise tone popullore?
Përgjigju