Dy arrestime për spiunazh sjellin tension mes dy superfuqive, SHBA-së dhe Rusisë

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë arrestuar një qytetar rus, disa ditë pasi Moska arrestoi ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, nën akuza për spiunazh. Në një deklaratë, të cilën e kanë cituar mediat ruse, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se SHBA-ja ka arrestuar Dmitry Makarenko në ishujt verior Mariana më 29 dhjetor dhe e ka dërguar atë në Florida. Ambasada amerikane në Moskë ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime.

Whelan është arrestuar nga Shërbimi Federal rus më 28 dhjetor. Një javë pasi Rusia arrestoi një ish marinas amerikan Paul Ëhelan për spiunazh, SHBA-të i janë kundërpërgjigjur. FBI ka arrestuar shtetasin rus Dmitry Makarenko i cili po akuzohet për spiunazh. Këtë e ka konfirmuar vet Rusia. Tani për tani po spekulohet se këto dy arrestime mund të rrisin tensionet mes dy shteteve.

Ekspertët në Amerikë po thonë se mund të ndodhë një shkëmbim mes dy të arrestuarve. Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodh në këto momente. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar, për shkak të një varg çështjesh, përfshirë ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane më 2016 dhe aneksimin e paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se ka kërkuar nga Moska që të shpjegojë se pse e ka arrestuar Ëhelanin dhe se do të kërkojë kthimin e tij të menjëhershëm, nëse vërtetohet se arrestimi i tij ka qenë vendimi jo i duhur. Ka raporte se Ëhelan posedon edhe pasaportë të Irlandës. Rreth kësaj arrestimit të Ëhelan ka reaguar edhe Mbretëria e Bashkuar. Ata kanë paralajmëruar Rusinë që të mos përdor individë si shkopinj diplomatik.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat