LEZHË- Dy persona të maskuar dhe vendosën tritolin në makinën e agjentit të krimeve në Lezhë, Gentjan Gjetja. Lëvizjet e dy autorëve janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por për shkak të maskimit grupi hetimor ende nuk ka arritur t’i identifikojë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë lëvizur me motor.
Tritoli u vendos në makinën e Gjetjas orët e para të mëngjesit të 15 marsit, në makinën e tij tip “Volkswagen Golf 5”, e parkuar poshtë shtëpisë në lagjen Besëlidhja.
në dëshminë e tij të dhënë për grupin hetimor, 41-vjeçari Gent Gjetja ka deklaruar se nuk ka konflikte. Dyshimet janë se sulmi me tritol ndaj automjetit të punonjësit të policisë mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai ushtron prej vitesh në sektorin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Komente









