Një Drone (avion pa pilot) amerikanë është diktuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare nga dy avionë iranianë, të cilët hapën zjarr menjëherë, por duke mos pasur sukses. Inteligjenca amerikane nuk është ende e sigurt nëse pilotët iranianë në sajë të eksperiencës së paktë që kanë, nuk arritën të kapnin Dronin apo ishte thjeshtë e qëllimishme. “Nuk ka rëndësi”, -shprehet një oficer, “ata na qëlluan”.
Ky incident konfirmohet nga zëdhënësi i Pentagonit, George Little, duke nënvizuar se Droni ishte diktuar më 1 nëntor gjatë një misioni të zakonshëm vëzhgues rreth 30 kilometra nga brigjet iraniane. Droni nuk ka hyrë asnjëherë në hapësirën ajrore iraniane.
Autoritetet amerikane kanë lajmëruar ato iraniane se do të vazhdojnë të ndërmarrin misione vëzhgimi në ujërat ndërkombëtare, në gjirin Arabik, kjo në përputhje me praktikat e gjata të ndjekura si dhe angazhimin që kemi për sigurinë në rajon, ritheksoi George Little, lajmërimi i autoriteteve iraniane ishte bërë përmes diplomatëve zviceranë, duke qenë se SHBA ka ndërprerë lidhjet diplomatike që në 1980.
Administrata e Obamës nuk preferoi të hapte këtë çështje përpara zgjedhjeve presidenciale.
(bi.ka.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com