Dy biznesmenët konfliktohen për guroren në Lepenicë/ Plagoset një 18-vjeçar, 6 persona procedohen

VLORË- Rruga që të çon drejt guroreve në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës në Vlorë është bërë sërish burim konflikti dy ditë më parë mes dy biznesmenëve Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt, ku janë përfshirë edhe familjarët e punonjësit e tyre. Në përplasjen e fundit ka mbetur i plagosur djali i Vendim Durmishajt, Paulo. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

E ëma e 18 vjeçarit shprehet se konfliktet e vazhdueshme për rrugën që të çon drejt guroreve kanë sjellë mjaft probleme për familjen e saj. Arlinda Durmishaj kërkon që të zgjidhet kjo situatë, në të kundërtën ajo paralajmëron vetëgjyqësi.  

Durmishaj tregon se gurorja fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla nga Elbasani dhe bashkëshortit të saj Vendim Durmishajt, por pas një konflikti mes tyre, Arlinda Durmishaj pretendon se Salla ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar  guroren në mënyrë të padrejtë.

"Në Lepenicë Ylli Salla bashkë me puntorët e tij ka lajmëruar policinë dhe FNSH për të kaluar lart për në gurore në Lepenicë. Ka qenë djali im, gjithë fshati është mbledhur për të ndaluar sepse në këtë rrugë dhe në gurore është dhënë leja është dhënë e drejta që të punoje im shoq së bashku me Ylli Sallën nga Elbasani e ofroi si ortak.  Kemi 3 vjet që jemi në konflikt. Jemi munduar me gjyqe me gjykata dhe nuk kemi arritur që të fitojmq një gjyq sepse Ylli Salla i paguan, ndërsa ne jo sepse nuk kemi mundësi që të paguajmë gjykatat. Sot punëtorët e tij të drejtuar Ylli Salla kanë goditur djalin tim dhe kanë ikur. Djali im ka qenë në anë të rrugës ku kishte parkuar makinën.   Djali im siç e shikoni është në këtë gjendje.  Burrin ma shtroi vjet në spital 12 dit. Sepse kaloi në stres. Para 2 vjetësh helmoi veten e tij. Unë kërkoj të drejtën nga shteti por nuk po ma gjen këtë të drejtë. Nuk pres më nga shteti do të bëj vetëgjyqësi", tha Arlinda Durmishaj, e ëma e 18 vjeçarit.

Ndërsa vëllai i Vendim Durmishajt tregon sesi kjo situatë ka arritur deri këtu.

"Konflikti me tim vëlla ka filluar që në 2014. Vëllai im gjeti këtë punë në mal të Lepenicës dhe mi dërgonte mua në Greqi. Në atë kohë ishte njohur me biznesmenin nga Elbasani Ylli Salla dhe bëjnë një bashkëpunim.  I thotë t'i nxjerr lejen unë do të bëj rrugën. Në kohën që ylli Salla bëjnë rrugën dhe nxjerrin lejen shkojnë në mal. Atje i thotë im vëlla hajde tani t’i ndajmë gjërat, të ndajmë punën dhe të bëhemi ortak me letra. Atje i thotë nuk të njoh. Në atë kohë fillojnë konfliktet.  Në gjyqe në gjëra deri sa e shtynë vëllanë tim të bëje vetëvrasje. Në gjyqet tona  nuk gjen anë. Nuk po gjejmë drejtësi. Vëllai im ja dha në mirë besim. Do të thoni ju ai ka letrat. Po si erdhi ai nga Elbasani në Lepenicë kur unë jam nga ky fshat. Është nisur një hetim për falsifikim firmash. Im vëlla mori firmat e fshatit.  Janë dëshmitar edhe bashkëfshatarët.  Erdhëm në vendin tonë për të punuar. Të ngrihemi ne nga vendi jonë e të vije një nga Elbasani. Lajmëron policinë pa e prekur neve", tha Niko Durmishaj, xhaxhai i 18 vjeçarit.

Nga ana tjetër Levend Veshaj përgjegjës i gurores së Ylli Salës thotë se ata e kanë fituar me ligj të drejtën për të punuar në gurore por pavarësisht kësaj ata nuk kanë mundur që të shkojnë në punë pasi sipas tij nuk janë lejuar.

"Sot duhet të zbatohej vendimi për të vajtur tek gurorja për të filluar punën. Do të zbatohej vendimi i përmbarimit i fituar me gjyq, në Apel. Ne nuk arritëm sepse na dolën përpara këto banditët  që na kanë dal shumë herë. Tre herë është tentuar për të shkuar në gurore", tha Veshaj.

Ndërkohë që një vit më parë dy mjete fadroma dhe kabina ku rrinte roja, në pronësi të biznesmenit Ylli Salla janë djegur. Ngjarja u regjistrua dy ditë pas përplasjes jashtë sallës së gjykatës në Vlorë të biznesmenit Salla me ish-ortakun Vendim Durmishaj po për rrugën që të dërgon në gurore.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saimir: 29/09/2019 07:38

    Nuk prishet mali . Mali i lepenices eshte vend i shenjt. Mallkimet e natyres do te pergjakin cdokend ka dore ne ate pjese te shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh