Dy aeroplanë rusë me kapacitet për bartje të bombës atomike kanë fluturuar pranë Alaskës në Shtetet e Bashkuara, duke arritur distancën prej 100 kilometrave nga ishulli Kodiak.
Kjo është hera e parë që kur Donald Trump vendoset në Shtëpinë e Bardhë, që Rusia dërgon bombardues kaq pranë Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë bënë te ditur në mbrëmje vonë se dy bombardues rusë të tipit, Tu-95 Bear, fluturuan 280 milje në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Forca ajrore amerikane ka ngritur menjehere dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë.
Sipas Komandës së Marinës amerikane, dy aeroplanët amerikanë F-22, kanë mbajtur nën vëzhgim në distancë të afërt dy bombarduesit rus Tu-95, si dhe u janë përgjigjur në mënyrë profesionale dhe të sigurt.
Gjatë këtij incidenti të pardjeshëm, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë, ka raportuar rrjeti Fox News.
"Operacioni amerikan ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.
(Harta qe shpjegon se ku ndodhi incidenti)(Avionet ruse ne misionin ne Siri, viti 2017. te njejtet modele qe fluturuan mvbi Alaske)Duket se dhe fluturimi i këtyre dy bombarduesve përmban një mesazh të Putin për Trump. Kujtojmë që në 4 Korrik të vitit 2015, një bombardues rus fluturoi pranë bregut të Alaskës dhe piloti komunikoi me kullën më të afërt ajrore me fjalët, “Mirëmëngjesi pilotë amerikane. Jemi këtu për t’ju përshëndetur për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve”, citoi CNN aso kohe.
Redaksia Online(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45