Dy bombardues rusë interceptohen pranë një aeroplanmbajtëse amerikane në Paqëso

 /ATSH-AFP/ - Dy bombardues rusë të tipit "Tu-142 Bear" u interceptuan të hënën nga avionët luftarakë amerikanë ndërkohë që i afroheshin aeroplanmbajtëses amerikane USS Ronald Reagan në Detin e Japnisë, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.
"Anija Ronald Reagan dërgoi katër avionë për të interceptuar dhe shoqëruar avionët rusë", njoftoi kapiteni Jeff Davis, zëdhënës i Pentagonit.
"Asnjë shenjë nuk jepte të mendohej se dy avionët përbënin një kërcënim të mundshëm, por është një procedurë operacionale standard për avionët amerikanë të shoqërojnë çdo mjet që fluturon pranë anijeve amerikane", deklaroi zëdhënësi.
Këto llojë incidentesh nuk ndodhin shpesh, por kanë ndodhur edhe në të kaluarën", shtoi kapiteni.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë