Dy botët e dashurisë së Arlinda Moravës

/ATSH-Flora Nikolla/.-Arlinda Morava, njihet nga çdo kush për natyrën e saj  pozitive, për dashurinë që ka për jetën dhe te bukurën, për  temperamentin e saj, ashtu sikundër  për kuptimin që ajo ka për të mos  besuar asnjeherë tek ligesitë dhe gjërat e vogla. Për Arlindën, sopranoja që jeton prej vitesh në Bukuresht,  Rumani, arti është ndjesia, emocioni, dhe mrekullia e kësaj jete . "Bota pa artin, është si një kopësht pa lule", thotë ajo në këtë interviste duke dëshëruar që përmes artit të saj të dhurojë  emocion, kenaqësi dhe dashuri. Mozzarti, Shtrauss, Rossini, Puccini, Verdi, Lehar si dhe T. Bredicianu janë kompozitorët e preferuar  të sopranos e cila ndihet mirë që është pjesë integrale e Operës  Rumune, opera me shumë tradita në kohë, Dhe është  pikërisht kjo qe i jep kënaqësi jetes së saj, së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë  e saj, drita  e syve te Arlinda Moraves. Por i mungon edhe Tirana, pasi këtu jetojnë njerezit e shpirtit, prindërit dhe të afërmit e saj. Këtë herë ka ardhur në vendlindjen e saj e ftuar nga maestro Fatos Qerimaj, drejtori artistik i festivalit "Flauti magjik"."Ndjehem e nderuar dhe falenderoj maestro Qerimaj për këtë  aktivitet. Shpresoj  të jetë fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm", thotë Arlinda e cila do të këndojë këtë të enjte në një Mbrëmje Gala  se bashku me tenorin e njohur Kastriot Tusha. Do të këtë shumë surpriza në këtë natë speciale për sopranon e njohur e cila  dëshëron të ketë në jëtë, harmoninë, qetësinë, miqësinë, dashurinë dhe shëndetin. Në Rumani, Arlinda organizon projektin e saj "Shqiperia tokë legjende", aktivitet që organizohet me institucionet e ndryshme atje. Ajo tregon se ky projekt nisi në 100- vjetorin e Pavarësisë së bashku me drejtorine e Operës se Galacit që ndihmoi projektin financiarisht, si dhe me ndihmën e  Dr. Luan Topçiu dhe Zonjës së tij, Prof. dr. Renata  Topçiu, dhe perkthyesi i Ismail Kadaresë në rumanisht,  zoti Marius Dobrescu. Në këtë projekt, nuk mungon interpretimi i sopranos së njohur, i pjesëve legjendare folklorike shqiptare të perpunuara në klasikë, duke e prezantuar Shqipërinë si një vend me vlera kulturore dhe me një histori të lashtë .
F.N : Arlinda kur dhe pse u lidhët me botën e artit ?
A.M : Që në fëmijëri më tërhiqte e bukura dhe ndjesia që më krijonin shfaqjet e ndryshme me shumë ngjyra, ku më çonte mamaja ime për t'i ndjekur në skena të ndryshme.
F.N Po me artin lirik, pse dhe kur ?
A.M : Me artin lirik vemëndja ime ka nisur  pasi mbarova shkollen 8-vjeçare. Ju e dini që unë kam nisur studimet në shkollën e muzikes, Liceu Dinu Lippati në Bukuresht, Rumani.
F.N A menduat  ndonjëherë që kjo botë ishte e vështirë dhe pse jo edhe mund të të zhgënjente?
A.M : Në momentet e fillimit, kur nisa të isha pjesë e botës së artit,  nuk e mendova. Në jetë zhgënjimet jane të pashmangshme, por unë nuk bëj art për famë. Bëj art për të dhuruar ndjesinë qe publiku pret të marrë, emocionin, kënaqësinë dhe dashurinë.
F.N : Si u rritet ju artistikisht, cila është historia juaj artistike ?
A.M : Një artist rritet artistikisht, jo vetëm duke studiuar, por dhe duke kuptuar atë që do të ofrosh, duke ndjerë sensibilitet, duke u informuar për personazhin që do të interpretojë apo për pjesët e ndryshme për publikun,duke kuptuar mesazhin dhe rëndësinë e pjesëve si dhe duke njohur dhe operen shumë mirë, kompozitorin, etj.
F.N : Sa rol luan një pedagog në formësimin e një studenti ?
A.M : Pedagogu ka rolin kryesor sepse ai në radhë të pare duhet te njohë anën vokale dhe temperamentin e studentit, që me kalimin e kohës, me ndihmën reciproke të arrije në një përformim të studentit.
F.N: Cilët kanë qënë pedagogët tuaj, dhe ke do të mund të veçonit në këtë intervsitë ?
A.M : Kam kujtime shumë të bukura dhe të thella në të cilën akoma konsultohem me një nga pedagoget e mia të preferuara, që ka qënë dhe solistja e parë e Operës së Bukureshtit për 35 vjet dhe jo vetëm, Victoria Bezetti, si dhe me dirgijentin dhe kompozitorin e famshëm, pedagogun Prof. Dr. Doc. Cristian Alexandru Petrescu. Por dhe Georgeta Stoleriu, si dhe pianistja Verona Mayer, etj.
F.N -Si arrihet suksesi në opera?
A.M : Me punë, talent dhe fat.
F.N  Po ju si e keni arritur ?
A.M : Ju falenderoj që po më vlerësoni, suksesi im është relativ. Ai është një sukses i një ndjeshmërie dhe mesazhi ndaj asaj që ndjej dhe dhuroj. Nuk ka një recetë per suksesin, sepse  nuk e mbaj veten për të famshme. Siç ju pohova , unë dua të dhuroj emocion, dashuri, kënaqësi me pjesët dhe rolet që interpretoj për publikun.
F.N:  Sot ju jeni pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas së Rumanisë. Çfarë përfaqëson ky fakt në karrierën tuaj muzikore?
A.M : Të jesh pjesë e institucioneve të ndryshme të Rumanisë, të bën të ndjehesh vërtetë mirë për atë qe ti ke realizuar si artiste ne aktivitetin artistik. Operat e Rumanisë janë opera me shumë tradita në kohë dhe kjo të jep një sadisfaksion që je pjesë e saj.
F.N:  Cilet janë rolet tuaja më të preferuara dhe pse?
A.M : Opera "La Bohema" G. Puccini roli i Muzzetes, sepse ky rol tregon temperamentin vullkanik dhe lozonjar të kësaj zonjushe që dashuron marrëzisht Marcelon, por që mundohet të flirtojë me shumë meshkuj. Bashkëjetesa e saj me Lulunë, nje plak në moshë që e përkrah financiarisht, kur ajo mundohet ta bëjë xheloz piktorin e saj pasionant duke u treguar disi e lehtë kur ajo në fakt ishte një vajzë me shumë botë, ndjenjë dhe shpirt. Role te tjera janë dhe Koralina nga operata "Paganina"e F. Lehar, Suzana nga "Dasma e Figaros"e Mozzartit, Despina "Cossi fan Tutte", Zerlina "Don Giovani", Peppita në operetën "Fllad dashurie" e Dunajevskit, etj. Të gjitha këto role janë të stilit lozonjar, role çapkëne.
F.N : Mund të përmëndni disa nga këngëtarët dhe vendet ku ju keni interpretuar?
A.M : Janë të ndryshme dhe nuk mund t'i përmënd të gjithë sepse mund të harroj ndonjë prej tyre. Por dua të them që jam ndjerë e lumtur për vendet ku kam interpretuar në skena, dhe partneret që kam pasur.
F.N : Dhe me cilët nga këngëtarët botëror ëndërron të interpretosh dhe pse ?
A.M :  E bukur kjo pyetje, sepse çdo artist dëshëron të bëjë dhe nje duet me një artist lirik, qe e adhuron. Ne rastin tim ëndrra me një partnere femer me emër botëror u realizua, siç ishte idhulli im Ermonela Jaho, ndërsa shpresoj të realizohet një interpretim me tenorin e madh Villazon.
F.N : Cilët janë kompozitoret tuaj më të preferuar ?
 A.M : Kompozitorët e mi të preferuar janë, Mozzarti, Shtrauss, Rossini, Puccini, Verdi, Lehar si dhe T. Bredicianu, etj.
F.N : Në të gjithë karrieren tuaj të suksesshme, cila është pjesa ose roli më i vështirë sipas jush dhe pse ?
A.M : Pjesa "Ave Maria"e Cristian A. Petrescu, pasi ishte një pjesë religjioze, e cila kërkonte shumë impenjim. Dhe kjo për arsyen se pjesa duke qënë bashkëkohore nuk kishte të njëjtën harmoni qe ishim mësuar me kompozitorët e mëparshëm , ndaj dhe pata veshtirësinë e stilit që kërkonte.
F.N : Si do ta portretizonit ju Arlinden ?
A.M :  Natyrë pozitive, që dashuron jetën dhe çdo gjë që do të thotë jetë. Nje person me temperament, që ofron shumë dhe vritet lehtshëm, qe fal dhe harron, që nuk do të besojë tek ligësite dhe gjërat e vogla.
 F.N :-Çfarë doni më shumë në jetë ?
A.M : Harmoninë, qetësinë, miqësine, dashurinë dhe shëndetin.
F.N : Çfarë urreni më shumë nga jeta ?
A.M : Une nuk e njoh fjalën urrejtje dhe nuk dua ta njoh, por gjithsesi le të them që urrej cmirën, intrigën dhe njerëzit e vegjel në mentalitetin dhe formimin e tyre.
F.N : Çfare ju shqetëson më shumë nga jeta ?
 A.M : Më shqetëson kur shoh që ditet ikin dhe nuk arrij të kënaqem siç dua unë me engjejt e mi. Më  vone ata do rriten dhe do largohen nga unë.
F.N : Roli qe ju keni peng per ta realizuar në një vepër operistike?
A.M : Eshte Toska e Puccinit, të cilen e di që nuk do ta interpretoj kurrë sepse nuk kam vokal për këtë tol , pavarësisht se personazhi më përshtatet.
F.N : Cili eshte mendimi  juaj, që të rinjte sot të mund të dëgjojnë dhe ndjekin operën ...?
A.M : Duhet të këtë më shume informim në media, rrjetet sociale për tu terhequr ndaj këtij arti kaq të bukur që po mbijeton në shekuj. Por edhe shkollat duhen stimuluar në këtë drejtim.
F.N : Sa autokritike jeni ju në punën tuaj ?
A.M : Nuk kenaqem me veten, gjithmone kërkoj më shumë.
F.N : Sa dhe pse ju mungon Tirana ?
 A.M  Më mungon shumë , pasi ketu kam njerëzit e shpirtit, prindërit dhe të afermit e mi.
F.N : Pse keni ardhur në Tiranë ?
A.M : Në Tiranë kam ardhur e ftuar nga maestro Fatos Qerimaj, i cili eshte drejtori artistik i festivalit "Flauti magjik", edicioni i tretë.
F.N : Dhe si e gjetët ju sot Tiranën?
A.M : Kryeqytet më shumë aktivitete në fushën e artit dhe kulturës në këtë periudhë.
F.N : Si e mendoni ju kete bashkepunim ?
A.M : Ndjehem e nderuar dhe falenderoj maestro Qerimaj për këtë aktivitet.Shpresoj  të jetë fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm.
F.N : Si e shihni zhvillimin e muzikes operistike në Shqipëri. Mendoni se ka potenciale të mjaftueshme në këtë gjini, apo jane të shumtë ata që kanë ikur nga Shqipëria ?
A.M : E shikoj pozitive dhe uroj që të tërë artistë shqiptare nëpër botë të kthehen të mirëpritur në teatrin dhe gjirin e skenës shqiptare.
F.N : Gjithsesi jane të shumtë këngëtarët dhe artistët shqiptare që kanë arritur sukses në botë, mendosi se kjo ka të bëjë edhe me shkollën shqiptare?
F.N : Marrëdhenia me familjen tuaj... sa ju mbështesin ne karrierren tuaj ?
A.M : Marrëdhenia me familjen është  bazuar në mirëkuptim, shoqëri dhe dashuri. Familja ime është mbështetja ime kryesore në aktivitetin tim artistik.
F.N:  Në Rumani, aq më shume në Bukuresht, ka një komunitet jo të vogel shqiptarësh, si e shihni ju këtë komunitet sot, sa i integruar është ai në jeten rumune?
A.M : Ky komunitet nuk është më aq i madh sa ka qënë dikur, por është një komunitet që implikohet në marrëdheniet sociale-kulturore lidhur me vendin tonë. Është integruar shumë mire sepse rumunët jane popull paqësor qe na kanë mbështetur  dhe ndihmuar me shekuj.
F.N : Dihen lidhjet historike dhe kulturore mes Shqiperisë dhe Rumanisë, çfare bëhet konkretisht sot në Bukuresht për ti mbajtur gjallë këto lidhje?
A.M : Në Bukuresht dhe jo vetëm, organizohen evente të ndryshme kulturore, artistike, zhvillohen aktivitete sociale.  Ambasada Shqiptare me ambasador zotin Ilir Tepelena, këtë periudhë ka filluar ti afrojë më shume, duke i mbajtur të bashkuar me aktivitete të ndryshme.
F.N : Dhe juve konkretisht ?
A.M : Une kam projektin tim "Shqiperia tokë legjende", që organizohet me institucionet e ndryshme në Rumani. Ky propjekt nisi me rastin e 100- vjetorit të Pavarësise së bashku me drejtorinë e Operës se Galacit, e cila ndihmoi projektin financiarisht, ashtu si dhe me ndihmën informative të  Dr. Luan Topçiu dhe zonjës së tij Prof. dr. Renata  Topçiu, si dhe përkthyesit të Ismail Kadarese zoti Marius Dobrescu. Në këtë projekt, nuk mungon interpretimi im, i pjesëve legjendare folklorike shqiptare të përpunuara në klasik, duke e prezantuar Shqipërinë si vend me vlera kulturore dhe me histori të lashte ku prezantohen  personalitetet më me emër të vendit tonë në shekuj.
F.N:-Si mund ta përcaktoni artin?
A.M : Arti është ndjesia, emocioni, dhe mrekullia e kësaj jete. Është pjesë që rrjedh në qelizat e gjakut tim.
F.N : A e ke menduar ndonjëherë botën pa artin ?
A.M : Bota pa artin, për mua është si një kopësht pa lule.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës