Dy deputetëve malazezë, të
dyshuar për “puç”, u hiqet imuniteti

Dy deputetëve malazezë, të<br />dyshuar për “puç”, u hiqet imuniteti
PODGORICE-Parlamenti i Malit të Zi, me 42 vota pro u hoqi imunitetin dy ligjvënësve të opozitës, Andrija Mandic dhe Millan Knezhevic, të akuzuar për konspiracion kriminal.

Për imunitetin e tyre u votua me kërkesë të Prokurorisë Speciale, e cila akuzon Mandic dhe Knezhevic se, më 16 tetor, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, kanë përgatitur sulm terrorist me qëllim ndryshimin e dhunshëm të qeverisë.

Ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të vrarë kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanovic.

Seanca nisi me vonesë, pasi në sallën e Kuvendit u shfaq tym i bardhë, por që nuk dihet ende nga kush.

Deputetët opozitarë në Mal të Zi bojkotojnë punën e Parlamentit prej zgjedhjeve të tetorit, të cilat, sipas tyre, nuk kanë qenë të rregullta sepse janë mbajtur në atmosferë të “grushtshtetit të dyshuar”.

Mandic dhe Knezhevic janë deputetë të partisë opozitare Fronti Demokratik, e cila ka qëndrime pro Kremlinit.

Me zhveshjen nga imuniteti, ata mund të ndiqen penalisht.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri