Ditën e nesërme dhe të martën, një delegacion shqiptar i udhëhequr nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe me pjesmarrje të kryetarëve të grupeve parlamentare te PD-së dhe LSi-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, do të zhvillojnë një takim dy ditor të nivelit të lartë në Bruksel, me temë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
/Shqiptarja.com
Në ditën e parë të takimin, do të mbajë fjalën e tij edhe presidenti i parlamentit Evropian Antonio Tajani, i cili do të shtrojë gjithashtu një darkë në nder të të ftuarve.
Në ditën e dytë të tryezës së rrumbullakët do të mbajnë fjalën tyre Komiisoneri për Zgjerim Johannes Hahn, si dhe europarlamentari Eduart Kukan.
Fjala përshëndetëse do të jepet nga David McAllister, kreu i Komitetit të Çështjeve të Jashtme.
s.k/Shqiptarja.com


