Në qiejt e `Shangai Tower`, që është një nga kullat më të larta në botë. Ata janë ngjitur vetëm me duar dhe pa u lidhur, duke bërë free climbing, një sport ekstrem ku mund të rrezikonin jetën nga momenti në moment, vetëm për pak minuta adrenalinë.
Të pajisur me një kamera që regjistron çdo lëvizje të tyre, ata nisën të ngjiten me shumë guxim duke arritur të filmojnë edhe një pamje spektakolare nga lart.
Me këtë gjest kurajoz, ata kanë dashur të hyjnë në histori dhe objektivi i tyre ishte që të arrinin Shanghai Tower me 650 metra lartësi, që është e dyta në botë, pas ndërtesës më të lartë që ndodhet në Dubai me 828 metra lartësi. Ata nisën të ngjiten nëpër hekura dhe do të mjaftonte një gabim apo një rrëshqitje e vogël që të humbisnin kontrollin. Këto imazhe që shohim në video, dokumentojnë ngjitjen e tyre të pabesueshme drejt lartësive.
Edhe pse patën një rrugëtim të vështirë deri në majë të kësaj ndërtese, ata festuan vetëm duke përplasur duart me njëri-tjetrin dhe kënaqësia që ia dolën pasqyrohet në fytyrat e tyre.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)