Dy ekspozita në Vlorë dhe Pogradec! Kolonia e piktorëve sjell ekspozitën e peisazhit, ndërsa rumunët prezantojnë 30 novela grafike

Në Pogradec u çel ekspozita me temë “Histori të vitit ‘89” ku u shfaqen 30 novela grafike. Kjo ekspozitë u cel në kuadër të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rumanisë me tematikë sistemin dhe konfliktet e kaluara. Novela në vetvete shprehin rënien e sistemit komunist në Rumani.

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri të shtunën dhe me ndihmën e ambasades rumune ne Shqipëri pritet  do të shëtisë edhe ne qytete te tjera.

Ndërsa në Lungomare të Vlorës u çel ekspozita e 20 piktorëve të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët sollën peisazhet e natyrës, duke u frymëzuar nga deti, shkëmbinjtë,  lagunat dhe relievet malore.

Për katër ditë kolonia e piktorëve qendroi në qytetin bregdetar, duke sjelle 80 punime që u ekspozuan për publikun dhe turistët në Lungomare.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti në Tepelenë-Fier/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, të martuar prej një viti! Shkaku i dyshuar i ngjarjes, banorët romë i vërsulen shoferit tjetër

Aksidenti në Tepelenë-Fier/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, të martuar prej një viti! Shkaku i dyshuar i ngjarjes, banorët romë i vërsulen shoferit tjetër