Dy eurodeputetët: PD e PS "ok"
propozimeve tona, opozita të kthehet

Dy eurodeputetët: PD e PS "ok"<br />propozimeve tona, opozita të kthehet
TIRANE - Dy europarlamentarët që negociuan për zgjedhjen e ngërcit politik Eduar Kukan dhe Knut Flenkeshtain, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort, për zgjidhjen e situatës. Në deklaratë thuhet se të gjitha palët kanë rënë dakort me propozimet e Parlamentit Europian, dhe për këtë arsye PE i bën apel opozitës që të kthehet në sallën e parlamentit dhe të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Për mazhorancën europarlamentarët, bëjnë thirrje të krijojë kushtet në institucione për dialog dhe gjithpërfshirje. 

....
Pas vizitave të dy eurodeputetëve në Tiranë, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, për të gjetur një rrugë për dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës, ata kanë publikuar një deklaratë për ecurinë e bisedimeve. 

Ne kemi siguruar partnerët tanë politike në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme të grupeve tona politike në procesin e integrimit evropian. Gjatë ditëve të fundit ne kemi demonstruar këtë mbështetje për t'u angazhuar në rinovimin e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, duke inkurajuar opozitën për t'i dhënë fund bojkotit të Parlamentit”, theksohet në deklaratën e përbashkët të Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan. 

Dy eurodeputetët theksojnë se Shqipëria ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës në mënyrë që të plotësojnë ambiciet evropiane të qytetarëve të saj. 

Knut e Kukan theksojnë se kjo është një përgjegjësi e përbashkët e të dy palëve për të krijuar kushte dhe të sigurojnë që dialogu i tillë të zhvillohet në Parlament.

Sipas deklaratës palët politike kanë rënë dakord mbi propozimet e dy eurodeputetëve në lidhje parimet e bashkëpunimit në Parlament. 

Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës është dekriminalizimi i Kuvendit.

“Tani ne inkurajojmë udhëheqësit politikë në Shqipëri për të vazhduar dhe të shtojnë përpjekjet e tyre për të finalizuar zgjidhje të qëndrueshme për punën efikase të Parlamentit dhe të konfirmojnë marrëveshjen e tyre në formë të rezolute të përbashkët në Parlament. Politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësitë për funksionimin efektiv të institucioneve demokratike në vend” theksohet në deklaratën e dy eurodeputetëve. 

Knut e Kukan theksojnë se mbështesin përpjekjet e mëtejshme për të rivendosur dialogun ndërpartiak, që sipas tyre është thelbësore për procesin e integrimit në BE dhe besueshmërinë e Shqipërisë në BE.

Ja përmbajtja e plotë e deklaratës:
Kemi risiguruar partnerët në Shqipëri, për mbështetjen e grupeve tona parlamentare për procesin e integrimit. Gjatë ditëve të fundit kemi mbështetur dhe shtyrë palët për të rifilluar dialogun politik mes opozitës dhe mazhorancës, dhe inkurajojmë opozitën që t’i japë fund bojkotit parlamentar. 

Shqipëria ka nevojë për një dialog të qëndrueshëm mes mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve për integrimin. Është përgjegjësi e të dyja palëve që të krijojnë kushtet dhe sigurojnë se dialogu politik, të zhvillohet në radhë të parë në parlament. 

Vlerësojmë faktin që gjithë partnerët tanë politik, ranë dakord me propozimet tona që kanë të bëjnë me parimet e bashkëpunimit në parlament. Propozimi kërkon kthimin e gjithepërfshirjes në parlament dhe respektimin e implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të shfaqin angazhimin për të adresuar çështjen e personave me dosje kriminale që konkurrojnë për poste publike. 

Ne inkurajojmë liderët politikë në Shqipëri të vazhdojnë hapat e tyre për të finalizuar një zgjidhje të qendrueshme për një punë sa më eficente të Parlamentit, dhe të konfirmojnë marrëveshjen në formën e një rezolute parlamentare.
 
Politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësitë për funksionimin demokratik të insitucioneve të vendit. I bëjmë edhe njëherë apel opozitës të rifillojë aktivitetin në parlament dhe të vazhdojë me detyrimet e saj parlamentare. Ndërsa për mazhorancën që të krijojë kushtet për një dialog gjithëpërfshirës në institucione. 

Jemi të angazhuar të mbështesim përpjekjet për të vendosur një dialog politik dhe bashkëpunim mes partive politike, që është esencial për besueshmërinë e Shqipërisë dhe procesin e integrimit.


PDF/Deklarata e përbashkët e Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)