LIBRAZHD - Korrespondenteët e televizionit Abc News dhe Agon Chanel në Elbasan Agim Blloshmi dhe Kristaq Binjaku, së bashku me dy inxhinierët e pyjeve Ahmet Mehmeti dhe Petrit Kuka teksa po ktheheshin nga një fshat i Librazhdit ku po përgatisnin një material për prerjen e paligjshme të lëndëve drusore janë sulmuar nga disa të rinj.
Këta të fundit të identifikuar nga policia i kanë dalë mjetit përpara dhe kanë kërkuar të bisedojnë me drejtuesin e mjetit.
Ka qenë gazetari Agim Blloshmi që pasi ka mundur të largohet, ka njoftuar redaksinë e tij e cila më pas ka njoftuar policinë, ndërsa jep edhe versionin e tij për këtë ngjarje.
Është dashur rreth një orë e gjysmë që policia të mbërrijë e t’i gjejë sidomos gazetarin Agim Blloshimi, o cili është larguar mes shkurreve dhe gurëve dhe si pasojë ka marrë disa dëmtime të lehta.
Ai shprehet se policia ka ndërhyrë shpejt por vazhdon ta quajë pengmarrje edhe pse në komunikimin zyrtar drejtoria e policisë nuk e ka quajtur të tillë.
Ndërkohë i kontaktuar në rrugë telefonike inxhinieri i pyjeve dhe njëkohësisht kryetari i klubit ekologjik Ahmet Mehmeti, deklaroi se ka pasur një incident ku inxhinierit Kuka i është kërkuar të dalë nga makina nga persona që nuk i njihnin dhe më pas ata kanë thyer xhamat por nuk i kanë shkaktuar dëmtime fizike.
Ka qenë inxhinieri Kuka që është larguar disa metra me personat që i kishin sulmuar i cili është kthyer sërish pa dhënë shumë shpjegime për shkakun e kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë shkak i këtij incidenti mendohet zhvillimi i kronikës televizive. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autorë të dyshuar janë shtetasit D.Rr, vjeç 24 banues në Librazhd dhe E.Z vjeç 37 banues ne fshatin Stranik – Librazhd të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia gjithashtu në komunikatën e saj për mediat bën me dije se ndaj personave në fjalë as nuk është ushtruar dhunë fizike as nuk janë marrë peng, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e gazetarit Blloshmi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
28.1%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 2143
Lajme të tjera
-
Konfirmohet, Roland Bejko zyrtarizohet kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën
26 Mars, 20:59
-
Të shtënat me armë pas një sherri në Rrëshen, objektivi nipi i Kastrot Reçit! I ekzekutuar në 2020-n
26 Mars, 20:55
-
Të paktën 29 emigrantë afrikanë mbyten në Mesdhe pasi dy varka u fundosën pranë Tunizisë! Vetëm në 4 ditët e fundit 5 varka të mbytura, 80 janë ndaluar
26 Mars, 20:55
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Plumba makinës së nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen, pas një sherri me një bashkëmoshatar! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën, në kërkim babë e bir
26 Mars, 20:13
-
Kristi bisedon me Luizin për lidhjen e Lorencit me Keisin: Penalizoi veten dhe atë, do dali të martën! Për mua ishte surprizë
26 Mars, 19:52
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17