Dy gra vrasin duke helmuar vëllanë
e diktatorit të Koresë, Kim Jong

Dy gra vrasin duke helmuar vëllanë<br />e diktatorit të Koresë, Kim Jong
Kim Jong-nam gjysmë vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong është vrarë duke u helmuar këtë të hënë në Malajzi.

Lajmi bëhet me dije nga agjensia Yonhap dhe media të tjera të Koresë së Jugut, të cilat citojnë burime të qeverisë të Seulit.  

Kim Jong-nam jetonte jashtë vendit të tij.

Sipas mediave ai është helmuar në aeroport nga dy gra të cilat mendohet se janë agjente sekrete të Koresë së Veriut të cilat pas ngjarjes janë zhdukur.

Kim Jong nam ishte djali i madh i diktatorit të Koresë babait të Kim i cili është ndarë nga jeta.  Ai ishte djali i diktatorit dhe një aktoreje.

Në vitin 2001 Kim Jong-nam humbi besimin e babait për ta pasuar pasi u ndalua në aeroportin e Tokios me një pasportë false domenikane me të cilën donte të hynte në Japoni  me synimin për të mbërritur në Disneyland. 

Një vit më parë 45-vjeçari u arratis në Makao.

Pak kohë pas vrasjes së babait, ai udhëtoi në vende të ndryshme të Azisë Jug-lindore me frikën se mund të vritej.

Në mërgim Kim jetonte i mbrojtur nga qeveria kineze dhe merrej  kryesisht me investime.

Shpesh herë ai ishte intervistuar nga mediat japoneze ku shprehte kritika mbi regjimin i cili kontrollohet nga familja.

Dhe nëse lajmi i helmimit konfirmohet atëherë ky do të jetë rasti i dytë i vrasjes së një anëtari të familjes Kim, e cila është në pushtet prej më shumë se 70 vitesh.

Në dhjetor 2013 u ekzekutua edhe Jang Song-thaek, xhaxhai i liderit aktual, një herë e një kohë numri dy i regjimit.

Të gjithë e njohim Kim Jong, një diktator i rreptë që shpeshherë përzien ujrat duke  testuar raketa balistike të cilat alarmojnë botën.

Lajmi  i vdekjes së vëllait të Kim Jong mbërriti  vetëm pak orë pasi Kombet e Bashkuara të thirrura nga SHBA, Japonia dhe Seuli dënuan testin e radhës të raketave balistike të ndërmarra nga diktatori

[gallery]21027[/gallery]
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri