Dy herë atentat me armë, vritet
me 30 plumba 34-vjeçari në Fier
Identifikohet viktima, Nelgert Pata, 34-vjeç/FOTO
Skeda/Kush është Nelgert Pata, lidhjet me kriminFOTO+VIDEO/Vendi ku ndodhi ngjarja në Fie

Dy herë atentat me armë, vritet<br />me 30 plumba 34-vjeçari në Fier<br />Identifikohet viktima, Nelgert Pata, 34-vjeç/FOTO<br />Skeda/Kush është Nelgert Pata, lidhjet me kriminFOTO+VIDEO/Vendi ku ndodhi ngjarja në Fie
FIER- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Fierit. Objektiv i autorëve ka qenë Nelgert Pata, 34-vjeç, nga Memaliaj, i cili ësthë qëlluar për vdekje brenda në automjetin e tij. 

34-vjeçari njihet si person me precedent penal, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg për prostitucion. Gjithashtu, ai dyshohej i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në 1 maj të këtij viti te lokal "De Niro" në Tiranën e re, ku u ekzekutua me dy plumba në kokë Elton Çiça

Ndërkohë, në 22 gusht të këtij viti, Patës iu bë një atentat me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur. Dhe dyshimet e para ishin se atentati ndaj Patës ka lidhje me të shkuarën e tij. Ai është dënuar nga gjykata e Apelit, në vitin 2008 me 16 vite burg, pasi së bashku me babanë e tij, Astrit Pata u akuzuan se kishin shfytëzuar si prostitutë në Norvegji shtetasen me iniciale S.K, dëshmia e së cilës ishte edhe prova kyçe për dënimin e tyre.
nelgert pata
(Viktima Nelgert Pata)

Ndërkaq, mesditën e sotme atij iu bë një atentat i dytë në qytetin e Fierit, ku edhe mbeti i vdekur.

Trupi i pajetë i Patës u gjet brenda një automjeti tip "Volkswagen", me targa AA I66 IY. Mësohet se në drejtim të viktimës është qëlluar 30 herë me armë zjarri kallashnikov. Plumbat kanë prekur edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka qenë në shoqërinë e viktimës. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Sakaq, policia ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. 

[gallery]19754[/gallery]

Lidhja me vrasjen e Elton Çiçës te "De Niro"
Nelgert Pata, 34-vjeç nga Memaliaj, kanë qenë person i skeduar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Elton Çiçës në 1 maj të këtij viti te lokal "De Niro". Çiço u qëllua me armë zjarri pistoletë në kokë nga Jani Aliaj, gjithashtu nga Memaliaj, i cili është person në kërkim. Në kryerjen e këtij krimi, Aliaj u ndihmua nga Renato Milloshi, edhe ky në liri. 

Pata u plagos në gusht, ka qenë i dënuar për prostitucion
Nelgert Pata mbeti i plagosur në një lokal në kryeqytet, në zonën e ish-Parkut të Autobusave. 34-vjeçari mori një plagë në trup, por pa rrezik për jetën. Policia e lidhi ngjarjen me të shkuarën e Patës i cili rezulton i dënuar me 16 burg për shfrytëzim prostitucioni. Ai rezulton i dënuar nga gjykata e Apelit, në vitin 2008, pasi sëbashku me babanë e tij, Astrit Pata u akuzuan se kishin shfytëzuar si prostitutë në Norvegji shtetasen me iniciale S.K, dëshmia e së cilës ishte edhe prova kyçe për dënimin e tyre.

Digjet një automjet në fshatin Zhupan, dyshohet i autorëve
Një automjet është djegur në dalje të fshatit Zhupan, në dalje të Fierit. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të vrasjes në Fier, të cilët i kanë vënë flakën për të fshehur gjurmët. Brenda në automjet janë gjetur edhe dy armë zjarri, me të cilat dyshohet se është kryer krimi. Mesditën e kësaj të diele mbeti i vrarë në qytetin e Fierit, 34-vjeçari Nelgert Pata i cili u qëllua nga një breshëri arme kallashnikov.   

Policia: Viktima me precedent penal
"Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier – Seman, në vendin e quajtur "Qenas", në mjetin tip "Volkswagen" me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi N.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.
 
Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, A.H, 38 vjeç, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur "Mbikalimi" është gjetur duke u djegur mjeti tip "Benz" me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.
 
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
 
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
 
Forca te shumta te Policisë po krehin zonën ku u gjet automjeti me armët e zjarrit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
 
Në të gjitha rrugët që lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur janë ngritur pika kontrolli nga policia
". 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE