Tiranë/ Gjarpri pickon nxënësen në një shkollë private në Farkë, përfundon në spital! Godina e rrethuar me squfur
Një nxënëse 10-vjeçare ka përfunduar në spital këtë të mërkurë pasi është pickuar nga një gjarpër. Ajo ka qenë duke luajtur jashtë rrethimit të shkollës kur është pickuar nga gjarpri. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
TIRANË -Një nxënëse 10-vjeçare ka përfunduar në spital këtë të mërkurë pasi është pickuar nga një gjarpër.
Incident është shënuar në shkollën private “World Academy of Tirana” në zonën e Farkës.
Burime për gazetaren e Report tv Xhoana Çallaku bëjnë me dije se e mitura ka qenë jashtë rrethimit së shkollës, duke luajtur kur është pickuar nga gjarpri. Aktualisht 10 vjeçarja ndodhet e shtruar në Pediatrinë e QSUT në gjendje të mirë shëndetësore. Nisur nga një vëzhgim që Report Tv bëri u vu re se ambientet e jashtme të shkollës janë rrethuar me squfur për të mbajtur larg zvarranikët, që me sa duket janë shfaqur dhe herë të tjera.
Po në ambientet e një shkolle tjetër 9-vjeçare në Tiranë janë konfliktuar dy të mitur. Në rrugën ‘Dalip Topi’ në kryeqytet, dy të miturit e moshës 12 vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Tiranë/ 10 vjeçarja u pickua nga gjarpri duke luajtur, shkolla private e rrethuar me squfur! Si paraqitet gjendja e të miturës në spital (VIDEO)
Report Tv sjell pamje nga shkolla private “World Academy of Tirana” në Lundër në afërsi të së cilës është pickuar nga gjarpri një nxënëse 10 vjeçare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vajza ka qenë duke luajtur jashtë rrethinës së shkollës kur është pickuar nga gjarpri. Si duket nuk është hera e parë që një gjarpër shfaqet pranë shkollës, pasi ambientet e jashte janë rrethuar edhe me squfur për t'i mbajtur larg zvarranikët. Aktualisht e mitura ndodhet e shtruar në Pediatri jashtë rrezikut për jetën.
Po pse mor zot gjarpëri nuk pickoi pronarin e shkollës se do ishte një gjë e përkryer. Se kta pronar drogmen e kan shkatruar arsimin Shqiptar. Po bëhen Shqiptarët analfabet me diplloma të blera.
Përgjigju
luli: 15/05/2024 22:15
Te sekonda e 45 shihen panele eterniti ...
Ps aty mrena e ka pickuar gjarpri se jashtë ska asgje eshte rruga e eshte rrethimi i policise (rep340)
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14%
Të gabuar
83%
Nuk e di
3%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Po pse mor zot gjarpëri nuk pickoi pronarin e shkollës se do ishte një gjë e përkryer. Se kta pronar drogmen e kan shkatruar arsimin Shqiptar. Po bëhen Shqiptarët analfabet me diplloma të blera.
PërgjigjuTe sekonda e 45 shihen panele eterniti ... Ps aty mrena e ka pickuar gjarpri se jashtë ska asgje eshte rruga e eshte rrethimi i policise (rep340)
Përgjigju