Dy ish-kryeministra të Britanisë
së Madhe kundër daljes nga BE
Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair, përmes një fjalimi të përbashkët do t’u drejtohen britanikëve për t’i paralajmëruar mbi rrezikun që i kanoset unitetit të Mbretërisë së Bashkuar
Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair, përmes një fjalimi të përbashkët do t’u drejtohen britanikëve për t’i paralajmëruar mbi rrezikun që i kanoset unitetit të Mbretërisë së Bashkuar nëse votohet pro të ashtuquajturit “Brexit”. Sipas BBC, pritet që Major dhe Blair të sugjerojnë se një votë pro largimit nga BE mund të rihapë prirjet e Skocisë për pavarësi dhe të vërë në rrezik të ardhmen e Irlandës së Veriut, duke kërcënuar stabilitetin e saj, të arritur me aq mund.
Sir John pritet të flasë për një “rrezik serioz” nga një referendum tjetër për pavarësinë dhe të nënvizojë se, nëse Skocia e gjen veten jashtë BE-së, rezultati i tij do të jetë shumë ndryshe nga ai i referendumit të vitit 2014. Major do të argumentojë se votimi për të dalë nga BE-ja rrezikon gjithashtu “destabilizimin e marrëveshjes së komplikuar kushtetuese që ruan stabilitetin në Irlandën e Veriut”, rrezik që ai e ka përshkruar si një “rrezik të frikshëm”.
Në të njëjtat linja pritet të flasë edhe Tony Blair, i cili sipas BBC do të nënvizojë se “Brexit” do të prekte mes të tjerash edhe prosperitetin ekonomik të Irlandës. “Irlanda e Veriut sot është më e stabilizuar dhe më e zhvilluar se kurrë, stabiliteti i saj mbështetet në themele të ndërtuara me kujdes. Prandaj ne jemi të shqetësuar se perspektiva e “Brexit” mund të vërë në rrezik pikërisht prsoperitetin dhe këto themele”, pritet citohet Blair.
Por sekretarja e Irlandës së Veriut, Theresa Villiers deklaroi se mbështetja për procesin e paqes atje është “solide si shkëmbi” dhe çdo qëndrim për kërcënimin e tij është i papërgjegjshëm.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
40%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17
-
Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë
9 Gusht, 19:10
-
S’keni ça na boni! I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn
9 Gusht, 18:54
-
Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë
9 Gusht, 18:30
-
Duart e Kievit mbi gazin rus për të detyruar Putinin të negociojë
9 Gusht, 18:11
-
Austri/ Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
9 Gusht, 18:08
-
U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash
9 Gusht, 17:58
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht, 17:55
-
Një përgjigje PD-së dhe Fatos Lubonjës, që thonë 'Rama nuk ikën me votë'
9 Gusht, 17:48
-
Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?
9 Gusht, 17:39
-
Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’
9 Gusht, 17:24
-
Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
9 Gusht, 17:18