Dy kandidatë për president të Malit të Zi kërcënohen me vdekje! Policia nis hetimet
Milo Gjukanoviç dhe gruaja e tij
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter. Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.
Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviqit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviq. Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.
Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.
Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale. Vuksanoviq Stankoviq i raportoi kërcënimet në polici, konfirmuan autoritetet e rendit për Radion Evropa e Lirë.
“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.
Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviq Stankoviq mori vazhdimisht kërcënime, prandaj, nga mesi i vitit 2022, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë. Vuksanoviq Stankoviq tha se kërcënimet që ajo merr, janë të motivuara politikisht dhe se nuk do ta ndalojnë atë nga aktivitetet politike, përfshirë fushatën presidenciale.
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i dënoi kërcënimet ndaj Gjukanoviqit dhe Vuksanoviq Stankoviqit, duke thënë se ato duhet të merren seriozisht. Ai tha se nuk ka arsye për panik, por i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo kërcënim.
Në zgjedhjet e 19 marsit në Mal të Zi, për president do të garojnë shtatë kandidatë. Presidenti aktual, Gjukanoviq, e mori mandatin në vitin 2018. Ai shërbeu si president edhe në periudhën 1997-2003. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor, 15:17
-
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, vizitë në Malin e Zi: Mbështesim reformat në sundimin e ligjit
20 Nëntor, 15:45
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Ish-kryeministri malazez Abazoviç viziton Ramën në studion e tij: Edi, padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore!
19 Nëntor, 18:55
-
680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)
15 Nëntor, 11:47
-
Java Kulturore e Malit të Zi! Arti dhe tradita bashkohen në një festë të vërtetë kulturore në datat 7 me 12 Nëntor
5 Nëntor, 20:30
-
Komisioni Evropian miraton planin e rritjes, BE nis së shpejti pagesat! 6 miliard euro për Ballkanin Perëndimor
23 Tetor, 15:26
-
KE për Planin e Rritjes 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë. Ja vendi që do përfitojë më shumë dhe sa merr Shqipëria
20 Tetor, 17:34
-
Aksident i rëndë në Malin e Zi, humbet jetën çifti shqiptar nga Peja! U përplasën me një tjetër makinë
20 Tetor, 16:24
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi
11 Tetor, 16:36
Fashistet serborus në Malë të Zi i kan në krah Shqipfolësit Abazovič dhe Edvin shkjaun …!
Përgjigju