Paraqitjet pozitive të Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve europiane. Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Besiktasi me opsion blerjeje në fund të sezonit, po kalon një formë shumë të mirë dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke.
24-vjeçari ka qenë vendimtar në repartin sulmues, duke kontribuar drejtpërdrejt në 17 gola në 22 paraqitje, me 12 gola të shënuar dhe 5 asistime për Trabzonsporin.
Falë këtij efikasiteti, Muçi ka fituar shpejt statusin e titullarit dhe kanë nisur të qarkullojnë zërat për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së ardhshme.
Sipas medieve turke, skautë nga disa ekipe europiane pritet të jenë të pranishëm në tribunë në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës turke mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces. Mësohet se përfaqësues nga dy klube angleze do ta ndjekin nga afër këtë përballje, me vëmendje të veçantë te paraqitja e Ernest Muçit.
Komente








