TIRANE - Dy kolumbianët e arrestuar Cesar Avila dhe Walther Moreno ka shumë mundësi që të rikthehen në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, për të performuar në prezencë të anëtarëve të grupit hetimor, se si arrinin të veçonin kokainën nga pjesa e lëngshme dhe rrobat e fëmijëve që vinin nga Turqia.
Ky process sipas prokurorëve do të kryhet në vijim të hetimeve, për të mësuar më nga afër procedurën e plotë se si dy kolumbianët, arrinin të nxirnin kokainën e pastër, duke e kthyer atë nga gjëndja e lëngshme në gjëndje të ngurtësuar dhe të gatshme për tu konsumuar. Mësohet se ky eksperiment do jetë një nga provat e prokurorisë dhe se do kryhet nëse dy shtetasit kolumbianë do pranojnë të realizojnë një veprim të tillë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA