Dy komisarët: Na pezulluan sepse
kërkuam respekt të Kodit të Etikës

Dy komisarët: Na pezulluan sepse<br />kërkuam respekt të Kodit të Etikës
TIRANË - Dy komisarët e policisë, të pezulluar sot nga detyra, Pjerin Voci dhe Julian Malaj me akuzën "për veprime të pahijshme me qytetarët" kanë dërguar sot një letër publike "për mediat e interesuara", ku shpjegojnë se "e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kemi kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit Policisë së Shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë".
Ata kanë shpjeguar se e kanë mësuar vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj nëpërmjet mediave. Ata kanë rrëfyer edhe ngjarjen e tri ditëve më parë për të cilën akuzohen dhe sipas tyre "është bërë informim në mënyrë të njëanshme dhe jo korrekte i opinionit publik", pasi kanë qenë ata që, duke udhëtuar me mjetin e tyre "u ndaluam në mënyrë pikërisht të pahijshme dhe aspak ligjore nga ana e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë".

Ja letra e plotë shpjeguese e dy komisarëve të pezulluar:
Ne të nënshkruarit Pjerin Voci dhe Julian Malaj, komisarë policie të përjashtuar sot nga rradhët e Policisë së Shtetit me motivacionin "për kryerje të veprimeve të pahijshme" dhe "shkelje të Kodit të Etikës të Punonjësit të Policisë", të informuar për këtë vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vetëm nga Mass-Media, nëpërmjet kësaj të fundit dëshirojme t'i bëjmë me dije opinionit publik se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kemi kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit Policisë së Shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë me gradë profesionale më të ulët se ne personalisht.

Ne si punonjës të devotshëm prej më shumë se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë me gradë "komisar", të paproceduar asnjëherë dhe me figurë profesionale dhe qytetarë të pastër, nuk mund të lejonim kurrësesi, që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të shkelin ligjin në mënyrë flagrante duke kryer veprime arbitrare pikërisht ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me ngjarjen për të cilën është informuar në mënyrë të njëanshme dhe jo korrekte opinioni publik, dëshirojmë t'ju bëjmë me dije  se në datën 05-07.2013 pranë Biblotekës Kombëtare të Kryeqytetit, ndërsa nuk kishim kryer asnjë veprim të pahijshëm ndaj asnjë qytetari, gjë që është profesionalisht e verifikueshme, duke udhëtuar me mjetin tonë u ndaluam në mënyrë pikërisht të pahijshme dhe aspak ligjore nga ana e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë disa gradë profesionale poshtë nesh.

Sipas ligjit, ndalimi dhe shoqërimi i çdo oficeri policie, apo gjykatësi dhe prokurori kryhet vetëm në një moment në të cilin është realizuar një vepër penale e rëndë dhe në kushtet e flagrancës, që nuk ka të bëjë aspak me rastin tonë.  Ne u ndaluam nga tre punonjës policie, të cilët as nuk u prezantuan sipas Ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuan Ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë, gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentat e nevojshëm  të policisë.

Shkelja e ketyre elemeteve baze ne ushtrimin e profesionit te punonjesit te Policise si ne ndalimin dhe shoqerimin tone, arriti kulmin ne ambjentet e drejtorise se Policise se Tiranes ku nje person i veshur civil me pantallona te shkurtra dhe shapka, me arrogance na provokoi duke na fyer ne ambjente zyrtare te policise se shtetit. Ne aparence duket se reagimi yne ne respekt te ligjit dhe figures profesionale te oficerit te policise ndaj ketyre veprimeve arbitrare ne shkelje te ligjit dhe kodit te etikes duket, se deri tani nuk eshte trajtuar ne menyre te drejte duke mos konsideruar edhe respketin qe ne gezojme ne rradhet e kolegeve dhe kolegeve tona.  

Pertej ketyre zhvillimeve,  ne mbetemi me besim te plote te drejtesia brenda rradheve te policise dhe te hapur ndaj insititucioneve perkatese brenda Ministrise se Brendeshme qe sigurisht duke kryer detyren e tyre ne respekt te ligjit ne perfundim te rezultateve te punes se tyre ligjore, do te duhet te informojme opinion publik per profesionalimin tone ne detyre dhe ne veprimtari , ashtu si edhe shkeljet ligjore dhe etike te ketyre punonjesve te patrulles se policise. Ne besojme se vendosje e drejtesise per rastin tone do te kontribuoje ne respektin e qytetareve ndaj figures etike, profesionale dhe ligjore te te gjithe punonjesve te policise se shtetit.    

Pjerin Voci
Julian Malaj

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament