Dy komisione hetimore për “CEZ”
PD dhe PS ende të ndarë

Dy komisione hetimore për “CEZ”<br />PD dhe PS ende të ndarë
Komsionet hetimore për CEZ-in u mblodhën në të njetën ditë.
 
Socialistët për të miratuar planin e hetimit që nga koha kur çekët privatizuan ost ndërsa demokratët për të zgjedhur Vasilika Hysin si sekretare të komisionit që do të hetojë prishjen e këtij privatizimi.

Sipas Edmond Spaho shtetit i është bërë një dëm prej mbi 470 milionë euro nga zgjidhja e kontratës.
 
Ndërsa Eduard Shalsi kërkoi që Prokuroria të vërë në dijeni komisionin mbi hetimet e nisura për këtë çështje.
 
Krahas divergjencave mbi dështimin e këtij privatizimi, palët debatuan dhe mbi mbi dështimin e këtij hetimi.

Nëqoftëse ndikoheni tek liderat, nëqoftëse duam të ecim më shpejt dhe nëqoftëse parashikoni bojkote të tjera në seanca plenare, këtë të mos e bëjmë këtu. Atje flasim për gjithçka tjetër” tha Ervin Bushati.

Genst Strazimiri tha se, “Taksirat e ke që të shkosh tek Edi Rama e ti thuash që të mos bëjë prapësira të tjera se ne nuk bojkotojmë me qejf. Kështu që fol me liderin tënd, atë s’presim se ne s’kemi nevojë të flasim me liderin tonë” tha ai.


Një vonesë 10 minutëshe e PD-së në komisionin tjetër për CEZ të Taulant Ballës, bëri që Liljana Elmazi të ishte e vetmja deputete e kësaj force në votimin për vendimmarrjet e komisionit.
 
Mbyllja e mbledhjes me demokratët tek dera nuk u prit mirë nga këta të fundit.

Duke u ngjitur shkallëve, ne përfaqësuesit e opozitës e mbyllën edhe mbledhjen. Megjithatë ne nuk do ta kundërshtojmë këtë proces, ne do të jemi prezent pavarësisht veprimeve arbitrare që bëjnë anëtarët e këtij komisioni në radhët e maxhorancës dhe kryetari i tij” tha Sherefedin Shehu.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament