Eliot Engel dhe Robert Aderholt i shkruajnë Komitetit të Nobelit për Paqen 2014, që çmimi t’u jepet dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila ndërmjetësoi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Çmimi kërkohet të jepet për nënshkrimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas luftës etnike të Kosovës në vitin 1999, kupati krime masive dhe ndëhyrje ndërkombëtare.
“Marrëveshja e prillit 2013 mes Daçiç e Thaçit ishte e rëndësishme drejt së ardhmes. Ata morën përsipër rrezikun teksa kërkuan një zgjidhje kur situata ishte me prirje nga konflikti”, theksojnë kongresemenët finalizimin e një marrëveshjeje pas 13 raundesh dialogu.
"Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pa dyshim paraqet një arritje të vërtetë historike. Ajo mbyll një kapitull mbi luftërat e hidhura ballkanike të viteve 1990 dhe siguron qytetarët e Serbisë dhe Kosovës në një rrugë përpara për të ndërtuar jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Marrëveshja gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm shprese dhe frymëzim për të tjerët në rajon dhe në të vërtetë në të gjithë botën", theksohet në letrën e gjatë të dy senatorëve amerikanë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
