Ndeshja Serbi-Shqipëri dhe Lorik Cana tashmë vijnë në një video-lojë për smartphone. Pas ngjarjeve të 14 tetorit, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, tifozët serbë “pushtuan” fushën e stadiumit “Partizani”, ndërsa lojtarët shqiptarë reaguan e mbrojtën me guxim flamurin e tyre, duke u konfrontuar; dy muaj më pas dy studentë kosovarë të shkencave kompjuterike kanë krijuar një video-lojë me këto elementë. Video-loja “Autokton” me ndeshjen Serbi - Shqipëri dhe Lorik Canën, e krijuar nga Asdren Gecaj dhe Robert Berisha tashmë është përhapur mjaft.

Dy të rinjtë që krijuan lojën video game simultojnë perleshjen në fushë mes lojtarëve të Serbisë dhe Shqipërisë me protagonist edhe kapitenin e skuadrës Lorik Cana ndërsa mbrohet nga goditja me stol e tifozit të futur në fushë.
 
Video-loja e përhapur tashmë në aparatët Android, ka arritur në rreth 10 mijë shkarkime, të cilët i kanë nxitur të rinjtë kosovarë që të ripunojnë me aplikacionin për ta përshtatur edhe për sistemin iOS, duke mos “zhgënjyer” kështu as përdoruesit e IPhone.  
 
Më poshtë jepet një “screenshot” i lojës, nga skeda e aplikacioneve “Google Play”.

loja autokton

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)