Dy kryebashkiak të PD në takim
Rama: S'do ketë polici bashkiake

Dy kryebashkiak të PD në takim<br />Rama: S'do ketë polici bashkiake
TIRANË -Siç pritej, kryebashkiakët e djathtë kanë bojkotuar takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e rinj të bashkive. 13 nga 15 kryebashkiakët e djathtë refuzuan ftesën e kryeministrit, ndërsa vetëm 2 prej tyre, i Përmetit Niko Shupuli dhe i Dropullit Arqile Decka, vendosën të jenë të pranishëm në takimin që zgjati mbi reth 3 orë në ambientet e Kryeministrisë.
 
Zoti Rama lëshoi edhe një mesazh paralajmërues ndaj kryebashkiakëve të rinj, veçanërisht ata të djathtë, se qeveria do synojë bashkëpunimin, por nëse nuk ka vullnet, atëherë qeveria nuk do lutet. Përveç mungesave të kryetarëve të rinj të zgjedhur nga e djathta, ra në sy mungesa e kryetares së re te bashkisë Sarandë Floriana Koka.

 “Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale “kam frikë se më shohin” por po ashtu jam i keqardhur se ky është një takim me rëndësi të posaçme dhe mungesa e kryebashkiakëve që kishin konfirmuar apo refuzuan të konfirmojnë është një dëm i drejtpërdrejtë për punën e tyre dhe për shërbimin ndaj komunitetit sepse jemi në kushte të jashtëzakonshme pasi puna që fillon, nis me një barrë të madhe përgjegjësie dhe me domosdoshmërinë për të harmonizuar një sërë hapash në funksion të një tranzicioni jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jo të lehtë të kalimit në 61 njësitë e reja. Uroj të dalin sa më shpejt nga guacka mbytëse e politikës qorre të partisë së tyre dhe të vihen në shërbim të komunitetit e duke kuptuar se janë kryetarët e të gjithë komunitetit e të gjithë zgjedhësve, familjeve pavarësisht se për kë kanë votuar zgjedhësit e pavarësisht se në ç’pozicion gjeografik ndodhen familjet. Ne nuk i ndajmë bashkitë në të kuqe dhe blu”, - tha Rama.

Rama e ka vlerësuar reformën territoriale e cila e ndan pushtetin vendor në 61 bashki, si një situatë të jashtëzakonshme për përballimin e së cilës duhet bashkëpunimi me të gjithë të zgjedhurit pavarësisht partisë politike që i ka kandiduar ata.

Është një sfidë e jashtëzakonshme kjo që kemi së bashku, sfidë e secilit prej jush, por është dhe një sfidë e jona si qeveri për të qenë bashkë me ju. Qeveria do të mbështesë pa asnjë rezervë të gjitha bashkitë e vendit, të gjithë kryetarët dhe kryetaret që do të kenë vullnetin dhe padyshim edhe dëshirën që të bashkëpunojnë me qeverinë. Ne nuk do të lutemi për bashkëpunim sepse ne besojmë që është e drejta e zgjedhjes së çdo njërit nga të zgjedhurit të synojë bashkëpunimin me qeverinë ose ta refuzojë atë. Ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo njërin që do ta kërkojë këtë bashkëpunim dhe do të mbështesin pa asnjë dallim partiak të gjithë të zgjedhurit që janë gati të bashkëpunojnë me ne. Nuk jemi më në stadin e bashkive si shërbime dhe ente komunale, por bashki si instrumente zhvillimi ekonomik, social dhe urban. Jemi në kushtet kur realisht merr kuptim nocioni i qeverisjes vendore”, - tha Rama. 

Tryeza e zgjeruar u hap nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama u ndal te komptencat e tjera që marrin bashkitë me ndarjen e re territoriale. Ra në sy deklarata e kryeministrit për shkrirjen e policive bashkiake dhe marrja e më shumë kompetencave në menaxhimin e mbetjeve, transportit apo edhe ujësjellësve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)