/ATSH-AFP/ - Zëvendëskancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme paralajmëruan për pasojat e një imigracion të pakontrolluar, duke kërkuar një ulje të fluksit rekord të migrantëve në Gjermani, në një deklaratë që do të publikohet nesër në të përjavshmen "Der Spiegel".
"Për një afat kohor të gjatë nuk mund të marrim dhe të integrojmë çdo vit më shumë se një milionë persona", shkruanin zëvendëskancelari Sigmar Gabriel, gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe shefi gjerman i Diplomacisë Frank-Walter Steinmeier, që të dy vijnë nga Partia Socialdemokrate aleate me konservatorët e CDU-së të kancelares Angela Merkel.
"Pavarësisht ndihmës së paprecedentë të dhënë për migrantët nga gjermanët, ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur që shifrat e imigracionit të bien në Gjermani", vazhdojnë ata në këtë artikull ku një pjesë u publikua sot, ndërkohë që vendi pret rreth 800 mijë deri në një milion azilkërkuesish në vitin 2015.
Merkel, që po mban një politikë të hapur kundrejt refugjatëve, po njeh vitet e fundit rënien e popullaritetit të saj dhe po merr gjtithnjë e më shumë kritika, madje edhe nga vet partia e saj konservatore.









