Dy ministrat e rinj Ahmetaj e Milva
Ekonomi betohen në Presidencë

Dy ministrat e rinj Ahmetaj e Milva<br />Ekonomi betohen në Presidencë
TIRANË - Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi bënë para presidentit betimin zyrtar për marrjen e detyrës si ministër. Në ceremoninë e zhvilluar në presidencë nuk mori pjesë kryeministri Rama, por në vend të tij ishte numri dy i qeverisë Niko Peleshi.

Dhjetë ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetajn, që mbante postin e ministrit të Ekonomisë. Ky i fundit zëvendësua nga Milva Ekonomi, deri në atë kohë zv/ministre e Shëndetësisë.

Dekretet u votuan në seancën e së enjtes.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501