E njëjta situatë ishte edhe me Ministrinë e Mbrojtjes ku ish-Ministri i digasterit, Arben Imami, firmosi tenderin që i dha këtyre dy televizioneve 1.2 milion dollarë vetëm me tenderin për reklamat e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, reklama të cilat çuan edhe nën zyrën e prokurorisë deputetin demokrat. Ajo që bie në sy është favorizimi që qeveria Berisha i ka bërë kësaj kompanie e cila disponon dy televizione private në vend pasi vetëm me dy tendera të organizuar në harqe kohore të ndryshme ka arritur që të marrë shumën prej 4.4 milion dollarëve ose rreth 4.4 miliard lekë.
Gjithësesi organet e drejtësisë kanë nisur hetimin për një nga këto tendera, atë të Ministrisë së Mbrojtjes për reklamat që ka dhënë ndaj kësaj kompanie, “Media Promo”. Sipas qeverisë Rama dhe Ministres të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, paraardhësi i saj, Arben Imami ka bërë një abuzim me fondet publike duke shpenzuar 1.2 milion dollar për spote publicitare të cilat kanë shkuar vetëm në adresë të një kompanie. Tani më, Ish-ministri i Mborjtjes Arben Imami është nënë hetim nga prokuroria e cila do të zbardh edhe ngjarjen e ndodhur me këto para publike.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
